ARKATANA

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reshjet do të jenë kryesisht vetëm në formë shiu, përpos disa viseve malore.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Paradite mund të ketë intervale kohore me diell në shumë rajone. Pasdite dendësim masiv i vranësirave dhe reshjet e shiut fillimisht do të fillojnë në Shqipëri, për tu përhapur pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Vetëm në disa zona të caktuara ku do të jenë disa mbetje të ajrit të ftohtë do të ketë reshje afatshkurtra bore si dhe në zonat malore.

Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu dhe juglindja dhe kjo të kushtëzojë që reshjet të jenë kryesisht shi. Ato pritet të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë Celsius.

Mobi Casa

Në Shqipëri po ashtu orëve të pasdites priten vranësira të dendura dhe reshje shiu që vijnë nga cikloni me qendër diku në Itali. Vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, apo stuhi afatshkurta të izoluara. Reshje dhe rrebeshe shiu sot pasdite priten edhe në Mal të Zi e më vonë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Nga e Hëna do të mbetet ndikimi i ciklonit nga Italia, por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme, më të theksuara në Shqipëri. Megjithatë, priten edhe intervale të herëpashershme kohore me diell. Temperaturat pa ndonjë luhatje të madhe. Do të vazhdojnë të lëvizin afërisht nga -1 deri në 8 gradë Celsius. Në Shqipëri pak më ngrohtë./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.