UBT

Azem Syla lirohet nga akuzat në rastin “Toka”

/ 1 minutë lexim
ZN

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuzat Azem Sylën në rastin “Toka”.

Kështu bëri të ditur, avokati Besnik Berisha në një postim në Facebook.

“Sot edhe këtë betejë e fituam, sot drejtësia triumfoj. Jam i lumtur që isha pjesë e këtyre betejave në cilësinë e avokatit Syla”, ka shkruar Berisha.

ZN

Rasti “Toka” kishte nisur në vitin 2016 dhe mori epilog tek tash në vitin 2024.

Në këtë proces përveç Azem Sylës të akuzuar ishin edhe 17 persona tjerë.

Sipas organit të akuzës, të akuzuarit kishin lidhje në një formë ose tjetrën në rastin “Toka”. /Telegrafi/