FIDANISHTJA

Moti për pesë ditët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në orët e mëngjesit temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

Sipas IHMK-së, për shkak të mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.

Ky është moti për secilën ditë të javës sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

E hënë, 03.02.2025: Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

Mobi Casa

E martë, 04.02.2025: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë, 05.02.2025: Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte, 06.02.2025: Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E premte, 07.02.2025: Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.