ARKATANA

Mot i vranët e me reshje bore sot në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë natës në disa zona të Kosovës ka pasur intervale të reshjeve të borës të cilat do të vazhdojnë në shumë rajone edhe gjatë ditës së Mërkurë.

Në viset malore priten intervale reshjesh të dendura bore, por edhe në disa zona tjera, megjithatë reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Gjatë ditës në disa ultësira ka mundësi që të ketë edhe reshje të përziera me shi, kurse në mëngjes dhe mbrëmje mund të ketë shi të ngrirë.

Uji Dea

Pra, sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët e me reshje të herëpashershme, lokale bore. Në mesditë lokalisht mund të ketë edhe shqote dhe shi .Vende-vende priten rritje të shtresave të borës e sidomos në viset kodrinore-malore, por edhe në disa zona të ulëta. Temperaturat nga -1 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell në perëndim dhe vranësira e reshje lokale bore në lindje. Reshje lokale bore priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi. Në zonat e ulëta të Maqedonisë priten riga shiu e shqotë. Në viset malore reshje të dendura bore sidomos në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe lokalcionet përreth.

Reshje lokale bore do të ketë edhe të Enjten, por më të rralla, ndërsa të Premten parashihet të kemi një valë të re reshjesh kryesisht bore, por jo aq të mëdha. Temperaturat në rënie e sipër./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.