KKVITI

Mos suksesi i nxënësve shqiptar në shkollat e Lozanës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Problematika e mossuksesit të nxënësve shqiptarë në shkollat zvicerane është e lidhur me pengesat socio-gjuhësore dhe ato që lidhen me sistemin zviceran të edukimit. Shkolla e këtushme zvicrane ka një organizim shumë kompleks, ka strukturë hierarkike e në te njëjtën kohë edhe liberale. Ajo dikton tension te përhershëm sa u përket rezultateve finale.

Konstatime shqetësuese për mossuksesin e nxënësve shqiptarë në shkollat e qytetit të Lozanës (VAUD) Zvicër

Nga Migjen Kajtazi

Problematika e mossuksesit të nxënësve shqiptarë në shkollat zvicerane është e lidhur me pengesat socio-gjuhësore dhe ato që lidhen me sistemin zviceran të edukimit. Shkolla e këtushme zvicrane ka një organizim shumë kompleks, ka strukturë hierarkike e në te njëjtën kohë edhe liberale. Ajo dikton tension te përhershëm sa u përket rezultateve finale.

Shkolla mund të definohet si një”ndërmjetësuese” mes individit dhe të shoqërisë ku edukimi është një moment i socializimit të përhershëm të integrimit të fëmijës. Të gjitha shoqëritë e zhvilluara shqyrtojnë shkaqet për ngecjet në sistemin e tyre të edukimit por shumë shpesh kriteret për të matur efikasitetin e këtyre sistemeve të edukimit janë të defînuara keq.

Vështirësia për të matur efikasitetin është e lidhur me mënyrën për te matur atë, e cila (mënyra) edhe vetë varet nga mënyrat për të matur në te njëjtën kohë mundin e dhënë (input) dhe rezultatet e marra (output).

Është e qartë që efikasiteti në fushën e arsimit është shumë vështirë për t’u definuar, e njëherëshe dhe me vështirë për t’u arritur, por nëse ne refuzojmë ta masim atë, atëherë ne do e refuzojmë vete efikasitetin.

Një mënyrë për të matur “efikasitetin” e sistemit të edukimit është krahasimi me vendet tjera.

Ne nivel ndërkombëtar ekziston një program që quhet programi PISA- (Programme for International Student Assessment www.pisa.admin.ch). Ky program në të cilin merr pjesë edhe Zvicra, mbështetet ne testimin e aftësive te nxënësve të moshave që nga 15 vjeçe në 3 disiplina; lexim, matematikë e shkencë.
Rezultatet e testimit PISA 2000 ndër tjera konstatonin se ne Zvicër, çdo i pesti nxënës ne fund të shkollimit flllor ka vështirësi për të lexuar!

Ne procesin e integrimit të imigrantëve në shoqërinë zvicerane, shkolla zë pamëdyshje një vend te rëndësishëm. Nëse e shqyrtojmë se çfarë po ndodh me te rinjtë kosovarë të moshës se shkollës se detyruar në kantonin Vaud (periudha që i referohem është vitet 1999-2001) shohim që ne shkollën filllore janë krijuar struktura që i vendosin këta te rinj përkohësisht ne klasa paorar të plotë. Janë klasa te përziera ku mësimdhënia jepet pjesërisht në gjuhën shqipe (të organizuar nga LAPSH-i) dhe pjesërisht (shumicën e orëve) në gjuhën frënge.

Por, një problem që hasim në Zvicër, këto vite me të nxënësit shqiptarë, është alfabetizimi i këtyre të rinjëve me një gjuhë të huaj, papasur paraprakisht se paku një njohje të mjaftueshme të strukturës gramatikore të gjuhës amtare shqipe. Nga fakti që një pjesë e të rinjëve të moshës 16 -19 vjeçare nuk kanë ndjekur pothujse fare shkollimin, ata ” e ndiejnë veten keq” kur gjinden papritmas të mbyllur në një klasë ku ata duhet të tregojn një prirje shkollore . Një pjesë e këtyre të rinjëve pranojnë që ndoshta edhe pa vullnetin e tyre të gjejnë punë për të lehtësuar buxhetin familjar.

Problem që hasim te shkollimi i të rinjëve shqiptarë është fakti që prinderit e tyre janë shumë pak të shkolluar dhe nuk kanë njohuri të mjaftuesheme për sistemet shkollore jo të unifikuara zvicrane, gjë që e bën të nevojshme që shkollat zvicrane të komunikojnë me prindërit shqiptarë që t’iu mundësojnë atyre që t’i kuptojnë gjërat dhe të mundësojnë kështu njëherësh edhe integrimin e fëmijëve të tyre.

Por, nuk mjafton vetëm te thuhet që femijët me prejardhje te huaj në Zvicër marrin rezultate qartësisht inferiore duke u krahasuar me vendësit zvicerane, e që nxënësit shqiptarë radhiten në shkallë të fundit të rezultateve negative. Kur bëjmë këtë konstatim nuk duhet harruar të përmendet numri i madh i te huajve në shkollat zvicerane. Shembull: ka mbi 100.000 te rinjë me prejardhje nga vendet e ish-RFJ, të cilët frekuentojnë shkollat zvicerane dhe njëkohësisht në Zvicër janë edhe mbi 60.000 fëmijë te moshës parashkollore nga po ato hapësira.

Uji Dea

Ne kantonin e Vaud-it mbi 28,8% te nxënësve janë të huaj, ku 43,3 % janë në klasa te zhvillimit (les classe de développement). Atëherë, nëse krahasojmë numrin e nxënësve dhe te suksesit te tyre shkollor. Informata për mossuksesin është mjaft shqetësuese.

Getoizimi i nxënësve te huaj do te kishte pasoja politike përshoqërinë e këtushme

Sipas rezultateve te kërkimeve te bëra nga Sekretariati gjeneral i Departainentit te formacionit dhe te rinisë te kantonit Vaud ne mesin e 14’440 nxënësve ne komunën e Lozanës, 947 kanë gjuhë amtare shqipen.

Pjesa ma e madhe e nxënësve shqiptarë janë në klasa të mësimit të specializuar
(les classes d’enseignement spécialisé), në klasa të pritjes ( les classes d’accueil) dhe në klasa në zhvillim ( les classes en développement) . Vetëm një pjesë e vogël e nxënësve janë në klasa në zgjedhje të diplomës si : ekonomi dhe drejtësi, drejtim paramjekësor dhe ekonomi.
(shiko tabelen me rezultatet)

“Prova që situata po vështirësohet është fakti se numri i fëmijëve të huaj”që këto vitet të fundit nuk arin të marrë maturën është rritur ” (shiko artikullin në gezetën Le Matin, të botuar më, 09.06.2002 “Il faut cesser d’être angélique”.

Pra, ne këtë rast duhet te shikuar shkaqet e ngecjeve në arsim të nxënësit e huaj të cilët banojnë në lagjet e varfra ku klasat e mësimit përbëhen shpesh me nga 90% nxënës me prejardhje te huaj. Shkolla zvicerane jo vetëm që duhet te përgatisë një te ardhme profesionale.

Për nxënësit, por ajo duhet te përgatisë nxënësit që te jetojnë dhe të ndajnë bashkë gjuhët dhe kultura tjera. Prandaj, një ndarje e fëmijëve të huaj (në shkolla të veçanta) do të kishte pasoja politike për shoqërinë zvicerane. Mësimdhënësit duhet të marrin një formim të mirë për të mundur të diagnostifikojnë vështirësitë e nxënësve të tyre allofonë (me origjinë të huaj).

Biblografia dhe referencat:

Mme Christiane PERREGAUX, «L’école offre-t-elle aux enfants des immigrés une égalité de chances?»; Conférence faite à Lausanne, le 25.10.2003

http://www2.dfj.vd.ch/SR/stat_i005.ASP – Recensement scolaire du Canton de Vaud.

9T.PLATTNER et M.ZENDALI, «Il faut cesser d’être angélique», interview avec Professeur Martin KILLIAS Le Matin, le 09.06.2002, page 4.

www.avenir-suisse.ch

Maja Coradi VELLACOTT, Judith HOLLENWEGER, Michel NICOLET, Stefan WOLTER, «Intégration sociale et amélioration des performances scolaires», www.pisa.ch .(tung.ch)