Hidromorava

Mbytet në lumë 52-vjeçari shqiptar në Itali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Raportohet se një 52-vjeçar shqiptar ka vdekur në Itali, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për A.Gj., i cili kishte hyrë për t’u freskuar në një lumë në zonën e Pedrerës, por nuk doli gjallë nga aty.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së dielës, në sy të familjes.

Siç shkruajnë mediat italiane, Gjyla, i cili banonte në Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino.

UBT

Megjithatë, sapo hyri në lumë, u zhduk nën ujë.

Disa burra vrapuan menjëherë për t’i dal në ndihmë.

Ata derisa ishin duke pritur ambulancën dhe helikopterin për ta dërguar në spital, i dhanë ndihmën e parë.

52-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pak pasi u shtrua.