Fundamenti

Morina: Ndërtimet e larta në Kosovë – nevoja për kontroll të rreptë dhe reformë institucionale

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vitet e fundit, në Kosovë po vërehet një rritje e ndjeshme e ndërtimeve shumëkatëshe. Këto ndërtime, përveç se kanë ndikim urbanistik, ekonomik dhe social, paraqesin edhe rrezik real për sigurinë publike nëse nuk projektohen dhe ekzekutohen sipas standardeve të përcaktuara me legjislacion dhe norma teknike profesionale thotë Naser Morina profesor në UBT.

Morina thotë për rajonipress se disa nga këto ndërtime po realizohen në zona me tokë të paqëndrueshme, përfshirë edhe moçale ose terrene të pasigurta që më parë nuk mbanin as objekte më të vogla.

“Është e papranueshme që në këto vende të lëshohet leje ndërtimore për objekte shumëkatëshe pa studime të thelluara gjeomekanike dhe pa ndërmarrë masa adekuate për stabilizimin e tokës. Kërkohet analizë e qartë se sa janë të përgatitura byrotë projektuese për të hartuar projekte të tilla. Duhet verifikuar nëse të gjithë projektuesit e lëmive përkatëse janë të përfshirë fizikisht në hartimin e projekteve, apo thjesht janë përdorur diplomat e tyre për të plotësuar kërkesat formale. Kjo praktikë jo vetëm që cenon etikën profesionale, por krijon edhe projekte të mangëta dhe të pasigurta” tha Morina.

Sipas tij Ligji Nr. 04/L-110 për Ndërtimin ka ndaluar qartë që projektuesi të jetë edhe mbikëqyrës i objektit që ai vetë e projekton, me qëllim shmangien e konfliktit të interesit.

GRANDEMALL

“Por, me ndryshimet e fundit në këtë ligj, është lejuar që projektuesi të mbikëqyrë projektin e vet. Ky ndryshim përbën një prapakthim të madh dhe është në kundërshtim me praktikat e vendeve të rajonit dhe BE-së, ku mbikëqyrja dhe projektimi janë gjithmonë të ndara për të garantuar kontroll të paanshëm dhe objektiv. Një tjetër shqetësim serioz është heqja e revidimit të detyrueshëm për projektet ndërtimore. Revidimi është mekanizëm thelbësor që siguron vlerësimin teknik të projektit nga një profesionist tjetër i pavarur. Ky hap eliminon kontrollin dytësor të cilësisë dhe rrit rrezikun për gabime fatale në projektim. Me këtë fluks ndërtimesh, duhet të hetohet nëse ekzistojnë lidhje personale ose familjare ndërmjet zyrtarëve komunalë të urbanizmit dhe byrove projektuese. Dyshimet për korrupsion, shpëlarje parash dhe përfshirje të grupeve kriminale në sektorin e ndërtimit duhet të jenë objekt hetimi serioz institucional. Neglizhenca në këtë drejtim mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit” vlerëson profesori universitar Morina.

Morina mendon se problemet nuk mbarojnë me ndërtimin e objekteve.
“Përdorimi i ashensorëve jo të certifikuar, mungesa e shkallëve emergjente në objekte publike dhe shkollore, si dhe mosmirëmbajtja e pajisjeve kundër zjarrit, paraqesin rreziqe të vazhdueshme për jetën e qytetarëve. Evakuimi në raste emergjente, si zjarre apo tërmete, është praktikisht i pamundur në disa objekte, për shkak të mungesës së infrastrukturës së sigurisë” tha ai.

Sipas Naser Morinës është urgjente që secila komunë në Kosovë të krijojë komisione profesionale për:
• Verifikimin e përmbajtjes teknike të projekteve ndërtimore;
• Kontrollin e përfshirjes së stafit profesional në hartimin e projekteve;
• Hetimin e lidhjeve të mundshme ndërmjet zyrtarëve të urbanizmit dhe byrove projektuese.

“Gjithashtu, organet shtetërore duhet të ndërhyjnë për të rishikuar ndryshimet në ligj që kanë dobësuar sistemin e kontrollit teknik dhe etik në ndërtim. Si përfundim: Tolerimi i praktikave të tilla të papërgjegjshme në ndërtim jo vetëm që dëmton imazhin e shtetit, por edhe rrezikon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Kjo çështje duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare dhe të jetë prioritet i institucioneve qendrore dhe lokale përpara se të jetë tepër vonë” përfundoi Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.