Uji Dea

Molla e kuqe (Poemë)

/ 3 minuta lexim

– Trimi popullor, Heto Kokaj
Mollë e kuqe – gur i shkruem
ka një shekull që jam pa gjumë
shpirti më digjet për të marrë
se fjala shqip atje është vrarë

Mollë e kuqe – mollë me gjak
Tri Serbia – mue m´kanë hak
Mollë e kuqe – mollë me fletë
E tërë Toplica, tharë ka mbetë

Zogu i shqipes – kah fluturon
Shqipja në shqip,veten këndon
Pikë e gjakut, Mollë, ku ka ra
Pemë e tokës kund s´është tha!

Bjeshkët tona s´jan veç dushk
Bjeshkët tona janë plot pushkë
Mali – malin e thërret me za
Merrni pushkët se na kanë vra

Mollë e kuqe – Mollë me fletë
Çështja tokave- keq ka mbetë

2 )

Heto Kokaj – një trim me nam
Zaptuesit serb kudo i vranë
Kjo Kosova- s´ është pa trima
Troshat e bukës i bën vetima!

Burgu i Nishit – një kafka-kullë
Tokat tona shumë i ka rrudhë
Besa e burrave e dhënë n´Sefer
Më urdhëron të rrojë me nder!

Gjethet gjakut kurrë s´i bien
Deri sa të ketë diell dhe zot
Gjethet gjakut nuk i bien
Se nuk thahet rrënja në tokë

Kjo pushkë e bukur s´i vajzë
Ka sytë ma të kaltërt në qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka emrin Kosovë e lirë!..

Mollë e kuqe – gur i shkruem
kam një shekull jam pa gjumë
shpirti më digjet për të marrë
se fjala shqip atje është vrarë

3 )

RCCOLA

Në Kosovë plotë janë kullat
Brez pas brezi luftojnë burrat
Në një mesnate – në terr të zi
Molla e kuqe – i shfaqet në sy

Memzi erdha – o trim i madh
Unë jam Molla e tharë e ndarë
Heto Koka Mollën e pëvetë
Pse kjo hënë veç hyn e s´flet

( Është hënë burgu, o im vëlla
Shih Serbia s´i na ka nda )

Burgu i Nishit – një burg i zi
Vret me pranga – trimat s´i ti
Burgu i Nishit- liri ndëshkon
Vret me pranga-Kosovën tonë

Motër e gjakut – pse po qan
Plagët tua i kam n´ çdo anë!

Mollë e kuqe – gur i shkruem
Kam një shekull jam pa gjumë
Trojet tona shquhen me plis
Zemrën ta fali sërish me nis!..

4 )

Heto Koka, në këmbë është qu
Gurët me gjak m´i kanë mbulu
Bjeshkët tona s´janë veç dushk
Bjeshkët tona kanë dhe pushkë

Mollë e kuqe – gur i shkruem
kam një shekull jam pa gjumë
Pushka malet i thërret me za
Merrni armët se na kanë vra
– buzët tokës m´ju kanë tharë
Pa luftuar dhe gjak pa marrë
……………………………………………
Ah Toplicë…. e Jeni Pazar !..
Plagët tua i kam ( këtu ) varr.

Burgu i Nishit thërret “pomoq”
Heto Kokaj “Nishin” e dogj
Heto kokaj e thyen qelinë
Një nga një vret xhandarmërinë
Heto Koka dhe Gjelo Guri
Ranë në luftë – të rrojë flamuri!..

Rrustem Gecaj , P r i s h t i n ë , 1979