Hidromorava

Musa i dha frymë ecjes në rrugëtimin e tij, la gjurmë atëherë, sot e përgjithmonë!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nexhat Buzuku – Ju prezantojmë: Musa Sabedinin, veprimtar e gazetar, themelues i KG “Beqir Musliu”, katër herë gazetar i vitit, profesor i medias, njeriu më piramidal i kohës e brezit të tij… Ai i dha kuptim, i dha vlerë udhëtimit të tij jetësor, u bë model i sinqeritetit, i etikës e guximit profesional, i bashkëpunimit e komunikimit të qartë, argumentues e njerëzor. Ai ishte pjesë dinamike e lëvizjes qëndrestare të frymëzuar nga pararendësit dhe frymëzues i gjeneratës së artë dhe, përtej saj, i popullit që kishte hyrë tashmë në frymën epokale të zgjimit e ndryshimit. Musa Sabedini prej vitesh është profesor i medias dhe komunikimit në UBT. Duke qenë magjistër i kësaj fushe (i medias), profesor Musa Sabedini është pasqyrë e suksesit në një universitet serioz studimor-shkencor e me rezultate tashmë të dëshmuara.

Një djalë i ri plot energji kreative e organizative po bëhej pjesë e revolucionit transformues të një kohe, epoke, të shekullit në kapërcim, të shekullit të ri!
Ky djalë i ri po mbarte një pjekuri e inteligjencë mahnitëse për moshën e re.
Ai ishte tashmë njëri prej nismëtarëve e frymëzuesve të asaj periudhe, vagonin e së cilës po e shtynim drejt një rilindje të re!
Ai ishte pjesë dinamike e lëvizjes qëndrestare të frymëzuar nga pararendësit dhe frymëzues i gjeneratës së artë dhe, përtej saj, i popullit që kishte hyrë tashmë në frymën epokale të zgjimit e ndryshimit.
Ai djalë ishte zëri ndryshues!
Ai djalë ishte në vitet e maturimit, por guximi dhe dija që zotëronte ai ishin përtej viteve kalendarike të tij!
’90-a ishte kthesa epokale, pragu i shekullit të ri, organizimet rinore me popullin në aksionin mitik e praktik në pajtimin e gjaqeve…

Ky djalë do të jetë me ne e para nesh, atëherë, e pastaj në vitet dhe aty në epiqendër të ngjarjeve, të zhvillimeve e të dinamikës kohore e shoqërore.
Ky simboli i djalërisë ishte bërë motori i dialektikës në kohët që pasuan.
I mishëruar me pasqyrimin e jetës dhe ritmeve e përthyerjeve që ndodhën në nismë të shekullit tē ri, ky djalë i ri tashmë nē skenën publike shoqërore ishte bërë lsjmës, njeriu që do të kthente ngjarjet, zhvillimet proceset, fenomenet e dukuritë jo veç në lsjm, në temë, në reportazh, në analizë, në opinion…

Por, çështjet jetike që preokuponin qytetarin, njeriun e thjeshtë ose cilindo…, u kthyen në tema debatesh, diskutimesh e trajtesash publike.
Ky kryepersonazh që po na përshkon në këtë përshkrim të profilit të tij, siç e paralajmërova në hyrje, është Musa Sabedini, gazetar, kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, i shpallur katër herë gazetar i vitit në Kosovë.

Në krye të KG “Beqir Musliu” në Gjilan, Musa Sabedini, së bashku me kolegët e tij gazetarë, ka organizuar rreth 300 debate për tema e dilema, çështje e probleme të ndryshme shoqërore, ekonomike arsimore, kulturore, shëndetësore, urbane, të qeverisjes lokale, etj.

FIDANISHTJA

Musa Sabedini prej vitesh është profesor i medias dhe komunikimit në UBT.
Duke qenë magjistër i kësaj fushe (i medias), profesor Musa Sabedini është pasqyrë e suksesit në një universitet serioz studimor-shkencor e me rezultate tashmë të dëshmuara.
Qytetari ynë, veprimtari, gazetari e profesori Musa Sabedini është njëri nga karakteret më piramidale të kohës e brezit të tij!

Profesor Musa Sabedini i dha kuptim, i dha vlerë udhëtimit të tij jetësor, u bë model i sinqeritetit, i etikës e guximit profesional, i bashkëpunimit e komunikimit të qartë, argumentues e njerëzor.

Musa Sabedini ka ditur gjithmonë me u pri organizimeve mes kolegëve e bashkëpunëtorëve.
Ai gjithherë është dëshmuar afrues, i hapur, i çiltër dhe me disponim të pashtershëm!
Ky njeri është shembulli më tipik i një njeriu me personalitet të kompletuar, me tipare fisnike e pozitivitet mahnitës njerëzor.

Musë djali, kështu e kemi thirrur këtë njeri ikonë, e kështu do ta thirrim përjetësisht për energjinë e pafund kreative, për elanin e madh për jetën.
Musa i dha frymë ecjes në rrugëtimin e tij, la gjurmë atëherë, sot e përgjithmonë!
Ai posedon një vullkan të pashuar optimizmi!
Ai kurrë nuk thoshte erdhi fundi, mbaroi!
Jo, përkundrazi, ai ishte këmbëngulës, i vendosur dhe moto e tij e punës dhe e jetës ishte dhe mbetet vazhdojmë…
…sa të ketë jetë!
/N.B./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.