Fundamenti

Samiti i Kotorrit, Kurti: Një mundësi e mirë për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kreu i qeverisë Albin Kurti, ka thënë se takimi në Kotorr dhe diskutimi për “Planin e Rritjes së BE-së”, ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që ky plan ka për rajonin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Kotorr me liderët e rajonit për të diskutuar për “Planin e Rritjes së BE-së”, ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që ky plan ka për rajonin.

“Ky organizim ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave e cila përmban pesë fusha të politikave, me 32 reforma në 17 sektorë, por edhe platforma për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto, si bazë për paqe, siguri dhe integrimin e rajonit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në këtë takim për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, ka theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA).

Eco Higjiena

“Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës”, ka thënë tutje kryeministri i vendit.

Kurti e ka falënderuar kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, për mikpritjen dhe takimin e parë bilateral dhe se sipas tij, forcimi i urave të bashkëpunimit me Malin e Zi është përkushtim i ndërsjellë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga BE-ja dhe ShBA-ja, derisa slogani ishte “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.