Miranda Keka ka një lutje për Alban Hysenin : Më mirë merruni me qentë endacak që po na sulmojnë fëmijët, sesa me i fshi parqet e qytetit

Gjilan – Nëna Miranda Keka është tmerruar kur e ka parë djalin e saj të kafshuar nga qentë endacak. Djali i saj është sulmuar nga qentë tek rruga kryesore në Bojanin dhe tani fëmija ka pësuar trauma. I bëjë thirrje Alban Hysenit që të merret seriozisht me qentë endacak, që po na i sulmojnë fëmijët dhe të pushon pak nga pastrimi i parqeve tw qytetit.
Një rast vërtet shokues ka ndodhur në qendër të Gjilanit kur qentë endacak kanë sulmuar një djalë të mitur derisa po shkonte në shkollë.
Nëna Miranada Keka e cila e ka bërë publike këtë rast edhe me foto të fëmijës, ku shihen gjurmët e kafshimit thotë për rajonipress se është tmerruar kur e ka parë djalin në atë gjendje.
“Për momentin jam tek psikologu sepse fëmija im ka pësuar trauma. I bëjë thirrje kryetarit të komunës Alban Hysenit, Leonora Morinës si nënkryetare dhe krejt institucioneve që merren me këtë punë, më mirë të merreni me qentë endacak të cilët po i sulmojnë fëmijët dhe njerëzit rrugëve, se me dal me fshi parqet e qytetit, si duket më lehtë po iu vjen me fshi se me u marrë me gjëra serioze dhe që po sjellin rrezik çdo ditë, plus që qentë janë të pavaksinuar . Sot djalin tim e ka sulmu qeni endacak, nesër i ndodh dikujt tjetër” ka shkruar Miranada Keka./rajonipress/