Hidromorava

Ministri Beqaj në Gjilan: Rritja ekonomike në Kosovë do të bazohet në ekonominë e dijes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime që është mbajtur në Gjilan.

Në fjalën e tij në hapje të kësaj Konference Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke inkurajuar të gjithë ata që kanë ide inovative dhe duke siguruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do t’i përkrahë idetë e tyre.

“Ndërmarrësit modern kosovarë do të krijojnë punësim dhe eksport të shërbimeve, siç edhe po ndodhë aktualisht. Fokusi ynë mbetet në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe iniciativës private. Është koha për ri-orientim të ekonomisë tonë drejt ekonomisë digjitale, që Kosova të jetë qendër rajonale e zhvillimit të ekonomisë digjitale”, tha ministri Beqaj.

Uji Dea

Beqaj ka theksuar edhe rëndësinë që ka ekonomia e dijes në rritjen ekonomike të vendit, duke theksuar nevojën e përdorimit të dijes në fushën e teknologjisë në të mirë ekonomike.

Ministri Beqaj ka përshëndetur organizimin e kësaj Konference dhe ka prezantuara angazhimet e MIN dhe të tij si ministër në rritjen e fondit për inovacion përmes bashkëpunimit në bashkim fondesh me organizatat të fuqishme, partnerë strategjik të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Në hapjen e Konferencës Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili e ka falënderuar ministrin Beqaj për pjesëmarrje dhe ka kërkuar mbështetjen e tij në fushën e inovacioneve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.