Milovic: Nuk e duam sistemin e Kosovës e flamurin e Shqipërisë

Dragisa Milovic, kryetari ilegal i Komunës së Zveçanit, thotë se serbët duhet të vazhdojnë koordinimin me Serbinë.
Milovic theksoi se serbët e Kosovës nuk kanë shtet rezervë, ndërsa kërkoi që banorët e Kosovës të mbeten në sistemin kushtetues të Republikës së Serbisë.
“Jam i sigurt, në bazë të vendimeve parlamentare, se njerëzit nuk do të thyhen”, ka thënë Milovic për Politika, duke shtuar se serbët “nuk do të futen në sistemin e Kosovës e të jetojnë nën flamurin e Shqipërisë”.
“Duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe vendimi i tyre i shprehur në referendum në shkurt të vitit të kaluar, ku populli u deklarua se nuk do që të jetë nën tutelën e Prishtinës”./Indeksonline/