UBT

Mot i ftohtë sot, por pa reshje

/ 2 minuta lexim
HW

Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje bore lokalisht mund të ketë ende vetëm orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës pritet mot i ftohtë, por pa reshje. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 1 gradë Celsius. Minimalja deri në -8 gradë Celsius.

Në Shqipëri gjatë natës priten reshje e rrebeshe shiu, ndërsa në veri dhe lindje si dhe në viset malore priten reshje bore.

E shtuna në Shqipëri pritet të jetë kryesisht e vranët dhe e ftohtë, ndërsa reshjet do të pushojnë.

Reshje bore priten sonte përpos Kosovës edhe në veri të Malit të Zi, pastaj edhe në shumë zona në Maqedoninë Veriore, por nesër reshjet pushojnë dhe priten vranësira e në disa zona intervale kohore me diell.

UBT

Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme. Reshje bore sonte priten edhe në Luginë të Preshevës, ndërsa nesër pa reshje.

E diela me acar të fuqishëm në mëngjes, por edhe dita do të jetë e ftohtë. Vende-vende mund të kemi rikthimin e mjegullës.

Nga e hëna zbutje e acarit polar, përpos rajoneve ku eventualisht mund të kemi përqendrim më të madh të mjegullës./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.