ARKATANA

Milaim Zeka: Tribunali do t’i akuzojë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gazetari Milaim Zeka ka vazhduar me publikimin e listës sipas së cilës thotë se pos emrave që ka publikuar dje, pjesë e arrestimeve pas Votimit të Gjykatës Speciale do të jetë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ky është postimi i plotë i Zekës:

Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për aresyen e vetme, se duke u nisur nga ekspriencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj. Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.
Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.
Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.

Uji Dea

Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt. Këta ishin nga radhët e PDK- së
Nga radhët e AAK- së: Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.

Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.
Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma: Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës. Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku. Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.