UBT

Migjen Kelmendi: Kadri Veseli u gjet gjithmonë aty ku kërcitën topat

/ 2 minuta lexim

Aderimi më i madh i këtij procesi parazgjedhor në Kosovë, Migjen Kelmendi, i cili iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se pyetja se “pse i është bashkuar Kadri Veselit”, është pyetje e tepërt. Këtë bashkim Kelmendi e ka lidhur në veçanti me periudhën e luftës, kur ai në cilësi të gazetarit e kishte njohur publikun vendor e ndërkombëtar me fillet e luftës dhe aktivitetet luftarake të formacioneve të para të UCK-së.

Kelmendi tha se në kohën kur vritej milici serb dhe në Kosovë thuhej se ‘e ka vrarë Serbia, sepse nuk ka shqiptar që mund të vrasë serbë’, doli UCK-ja e cila shembi shtetin e frikës të instaluar nga Milosheviqi dhe krijoi kontekstin e konfliktit, duke i hapur rrugë Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s. “Kur kërcasin topat, gjithmonë disa ikin e disa mbesin. Kadri Veseli është njëri nga ata që kanë mbetur. Ai u gjet gjithmonë aty ku kërcitën topat, edhe në kohë lufte, edhe tani, kur kërkohen reforma, luftë kundër korrupsionit dhe një shtytje për rrumbullakësimin e shtetformimit të Kosovës”, theksoi Kelmendi.

Migjen Kelmendi tha se PDK-ja po jep rezultate dhe po bën hapa konkretë në procesin e reformimit, duke reflektuar dhe pranuar gabimet e veta. “Ne ende nuk e kemi kryer projektin shtetformues. PDK-ja sic diti t’i prijë themelimit të shtetit, ka vendosmërinë dhe largpamësinë edhe për ta përmbyllur projektin e shtetformimit. Ajo ka kapacitet dhe kredibilitet për t’i prirë këtij procesi”, theksoi Kelmendi.

Mund të ju interesoj: