Mexhid Mehmeti, poeti me nam botëror

“Nuk është lehtë edhe të punosh edhe të krijosh. Disi puna ta merr lirin, ta merr kohën dhe përqendrimin”, ishin këto fjalët e para të poetit të mirënjohur kosovar nga Presheva, Mexhid Mehmeti.
Por para një kohe, shqetësim për të nuk përbënte liria e krijimtarisë, sepse ishte i ri dhe duket se nuk e kishte problem. Mirëpo ishte brengë e madhe liria e shprehjes.
“Mundoheshim tërthorazi të shkruanim për Palestinën, ndërsa aludonim në Kosovë”, ishte kjo mënyra e vetme për të shkruar, tregon Mehmeti, në kohën para luftës në Kosovë.
Poeti preshevar është pjesë e Antologjisë së 72 poetëve të botës me katër poezi në gjuhën angleze (Tribuna).