Fundamenti

Mësuesja me allti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një femër 36 vjeçare nga Mitrovica është arrestuar pasi që i ka treguar armën një mashkulli, i cili kërkonte nga ajo t’ia lironte banesën. Pas arrestimit ajo është liruar në procedurë të rregullt nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. E dyshuara është mësuese e gjuhës angleze dhe jep mësim privat.

Askund nuk shkon pa revole. As kur jep mësim për nxënësit që duan ta mësojnë anglishten. Revolen “Ekol” mësuesja Valbona Peci e kishte me vete edhe të mërkurën kur kishte përfunduar mësimin privat me nxënës. Sikur ta dinte se 34 vjeçari do t’i hynte në zyrë ku edhe do të kërkonte nga ajo që t’ia lirojë banesën në të cilën banonte. “Ashtu ishim marrë vesh”, i kishte thënë personi mësueses Valbona.

FIDANISHTJA

Duke mos duruar presionin e tij, mësuesja e anglishtes e hapi çantën dhe revolen e qiti mbi tavolinë. “Unë kam revole, ki kujdes çka po flet. Fol qitash nëse guxon me fol. Pa qita unë nuk shkoj kërkund”, ishte fjalia që Valbona ia kishte thënë personit. Ky i fundit tejet i frikësuar menjëherë e ka lajmëruar policinë duke e paraqitur rastin si kanosje ndaj tij. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar mësuesen dhe e kanë dërguar në stacionin policor për t’ia marrë deklaratën.

“Sipas deklaratës së ankuesit, e dyshuara thuhet ta ketë kanosur me armë, pasi të njëjtit kishin filluar një zënkë verbale për shkak të mospërmbushjes së një marrëveshjeje në mes tyre rreth një çështje pronësore”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë nga rajoni i Mitrovicës.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.