Prangosje për kanosje ndaj policëve në Viti e Zhegër

Gjilan – Në stacionin policor në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në objektin e policisë për t’u interesuar për rast tjetër që lidhet me nipin e tij, ka kanosur njërin nga zyrtarët policor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në fshatin Zhegër, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar njoftoi policia e Kosovë s./rajonipress/