Shtetasi i Serbisë kalon ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia e Kosovës
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa policia rastin e ka cilësuar si kalim ilegal i kufirit./rajonipress/