UBT

Mesazhi i Lirije Kajtazit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Shteti i ri i Kosovës, të cilin e arritëm, pas shumë e shumë flijimesh, sakrificash e gjakimesh të parreshtura, ndodhet para një sfide të re. Me 6 tetor 2019, pjesa madhore e saj, me të drejtë vote, apo siç quhet ndryshe, SOVRANI, do të përballet në një nga betejat më të rëndësishme në këto 20 vjetët e fundit, te kutitë e votimit, ku do t’i zgjedh përfaqësuesit e saj për Kuvendin e Republikës, në zgjedhjet e parakohshme dhe të jashtëzakonshme, në të cilat e përplasi kësaj here, jo pabesia, po qeverisja e keqe dhe e papërgjegjshme.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të dashur votues, brenda e jashtë Kosovës,
Anëtarësi e nderuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju përkrahës e mbështetës të saj

Shteti i ri i Kosovës, të cilin e arritëm, pas shumë e shumë flijimesh, sakrificash e gjakimesh të parreshtura, ndodhet para një sfide të re. Me 6 tetor 2019, pjesa madhore e saj, me të drejtë vote, apo siç quhet ndryshe, SOVRANI, do të përballet në një nga betejat më të rëndësishme në këto 20 vjetët e fundit, te kutitë e votimit, ku do t’i zgjedh përfaqësuesit e saj për Kuvendin e Republikës, në zgjedhjet e parakohshme dhe të jashtëzakonshme, në të cilat e përplasi kësaj here, jo pabesia, po qeverisja e keqe dhe e papërgjegjshme.

Atë ditë, JU, me votën Tuaj, do ta përcaktoni rrugën e Kosovës, e cila, në këto udhëkryqe të Ballkanit, po përpëlitet mes Lindjes e Perëndimit, mes ngecjes e zhvillimit, mes izolimit e integrimit, mes prapakthimit e përparimit.

Ne kandidatët e propozuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe unë njëra prej këtyre kandidatëve, që në këto 30 vite, me mish e shpirt e shumë flijime e sakrifica, jemi përpjekur dhe kemi arritur që, Vizioni Rugovian për shtet të lirë, të pavarur e demokratik, të jetësohet.

Ky shtet, të cilin nga viti 2008 e këndej e njohu mbi gjysma e botës dhe, veçanërisht shtetet më të fuqishme të botës demokratike, ende nuk u ndërtua ashtu siç gjakuan dhe u flijuan heronjtë tanë, dëshmorët e martirët e lirisë, ende nuk doli nga gëzhoja e izolimit dhe e mjegullave ideologjike që po e turbullojnë të ardhmen e saj, ende, përkundër potencialeve që ka, nuk iu përvesh zhvillimit dhe ndërtimit të së ardhmes, ku i vetmi sundues është ligji dhe ku, demokracia e ka fjalën, ku të zgjedhurit janë shërbyes të sovranit e jo zhvatës dhe Sovrani është i vetmi ZOT në tokë, para të cilit jepet llogaria.
Nëse ende keni shpresë, e ajo jemi ne, nëse ende keni forcë për të besuar, e ajo BESË jemi ne, dilni me 6 tetor 2019 dhe votone Programin e LDK me numër 134 dhe kandidatët e saj, sepse aty e keni shtetin që e keni ëndërruar dhe e meritoni, aty e keni rrugën që iu shpie kah drita dhe integrimi brenda shqiptar e ai euroatlantik, aty e keni të ardhmen e fëmijëve Tuaj dhe paqen e harmoninë e munguar.

Në mesin e tyre jam dhe unë me numrin 6 …si edhe më parë, e gatshme për ta pranuar dhe për të shërbyer drejtë, pa keqpërdorur Besimit Tua
Ta nxjerrim Kosovën prej qorrsokakut ku e katandisi padituria dhe ta bëjmë pjesë të Familjes së madhe të zhvilluarve dhe njerëzve që e shetisin shlirshëm botën dhe e jetojnë jetën.

Mund të ju interesoj: