Fidanishtja

Mesazhi i kandidate të NISMA në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Të nderuar qytetarë/e, anëtarë e anëtare të Nismës Socialdemokrate në Gjilan, miq: Sot është shpallë zyrtarisht fillimi i fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Nisma Socialdemokrate në Gjilan në këto zgjedhje garon me tre kandidatët e saj për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
z.Sevdail Robelli
znj.Valdete Dushica Bajrami dhe
z.Milaim Kosumi

Platforma e Nismës Socialdemokrate ka si fokus kryesor qytetarin dhe mirëqenien e tij, bujqësinë, dhe diasporën.

Nisma Socialdemokrate në Gjilan në zgjedhjet e 6 tetorit garon me tre kandidatë të cilët vijnë nga familje të ndershme dhe të respektuara në qytet. Edhe vetë kandidatët kanë një të kaluar të pastër dhe janë të ngritur profesionalisht dhe kombëtarishte dhe përgjatë gjithë karrierës së tyre kanë punuar përgjegjshëm dhe në shërbim të qytetarit.

Kandidatët e Nismës Socialdemokrate do të jenë zëri juaj në shtyrjen përpara të secilës çështje që preokupon qytetarin dhe mirëqenien e tij.

Prandaj, qytetarë/e, anëtarë e anëtare të Nismës Socialdemokrate në Gjilan, miq: ne kërkojmë nga ju që të përkrahni Nismën Socialdemokrate dhe kandidatët tanë në mënyrë që zëri juaj të përfaqësohet ashtu si duhet dhe që Anamorava të jetë në fokus dhe e prezantuar denjësisht e jo si deri më tani me zëra shterpë në Kuvendin e Kosovës.
Voto 122 Nisma Socialdemokrate
Fatmir Limaj nr.1
Sevdail Robelli nr.35
Valdete Dushica Bajrami nr. 12
Milaim Kosumi nr.109

Mund të ju interesoj: