Uji Dea

Mesazhi i Halil Matoshit. Për 100% Kosovë – Pse duhet me votue për mue?

/ 3 minuta lexim

Të dashtun qytetare dhe qytetarë të Republikës, Vlerat e panegociueshme.- Kosova si projekt i përhershëm dhe i panegociueshëm në kufijt e 17 shkurtit, qartë e definuar si shtet qytetar, që nuk ndërhyn në çështje të feve dhe që ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane, qëndron pa u lëkundur në rreshtin e ushtrive të paqes me synim me u bashkue me NATO-n dhe në miqësi të përhershme me ShBA-në.

Dijen dhe përkushtimin do t’ia vë në dispozicion Republikës dhe njerëzve që i japin asaj besnikni e dashuni tuj u angazhu që me u bâ zâni i atyne që s’kanë zâ!
1. Heroi im jetësor âsht punëtori.-
Do të angazhohem në mbrojtje të të drejtave të tij, kurdo dhe kudo që ato shkilen. Tetë orë punë (40 orë në javë) një shujtë të nxehtë gjatë ditës dhe pagë të njëjtë për punë të njëjtë, zbatim të plotë të ligjit mbi sigurinë në punë, si dhe pragu i poshtëm 250 euro (paga minimale);
2. Punëtori me mëditje (Argati tradicional) të mos i nënshtrohet kushteve të skllavnimit.- Do të angazhohem që përmes zyrës së Bashkësive Lokale të evidentohen punëtorët e krahut, në tregun informal të punës dhe secilit që merr një punë ditore, t’i njihet si stazh pune, të mos paguaj asnjë cent tatim në të ardhura por të subvencionohet nga shteti më 5% të mëditjes, si kontribut pensional.
3. Fëmijëve lojëra e çerdhe, jo punë.- Angazhohem që fëmijtë të mbrohen nga punët rënda dhe t’u sigurohet nga shteti e drejta e edukimit themelor duke i subvencionur familjët me social për çdo nxënës me 20 euro shtesë!
4. Talenti duhet çmuar.- Angazhohem që nxënësit shembullor të shkollës së mesme, me talent të posaçëm për matenatikë të përfitojnë bursë nga shteti prej 250 euro ne muaj.
5. Katedrat e matematikës nuk duhet me u mbyllë. – Studentët e matematikës po ashtu të përfitojnë nga shteti bursë mujore nga 250-350 euro.
6. Pallati i mediave t’u rikthehet atyne.- Angazhohem që ta shtyjë përpara idenë e Kryeministrit Ramush Haradinaj që Kuvendi të bartë Pallatn e shtypit në pronësi televizioneve nacionale dhe gazetave/print &online, të etablueme në Kosovë për këto 20-vjet!
7. Kartoni i Gjelbër âsht jokushtetues.- Mërgimtarëve t’u hiçet taksa (haraçi instititucional); Që shteti ta paguajë Kartonin e Gjelbër për mërgimtarët tanë;
Voto
Nr. 119 Koalicioni AAK-PSD
Nr 1. Ramush Haradinaj
Nr 71. Halil Matoshi

Mund të ju interesoj: