RCCOLA

Mesazhi i Fatmir Rexhepit: Besëlidhja për ndryshim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përgjegjësia tash është tek ju votuesit, tek të gjitha brezat e shoqërisë sonë – prej nga të rinjtë që duan të formohen dhe kontribuojnë për shtetin e tyre – tek gjeneratat që sakrifikuan me mund, djersë e gjak që Kosova të jetë shtet i pavarur sot. Përgjegjësia është te ju që të votoni qeverisjen që të gjithë meritojmë.

Të dashur miq dhe qytetarë të Kosovës,
Po ju drejtohem juve si një demokrat i ditëve te para të LDK-së, që përkushtimi dhe sinergjia jonë të fokusohet drejt dhënies formë të ndryshimit dhe projektit tonë për shtet ligjor si dhe transformimit ekonomik dhe politik të vendit, ku prioritet absolut mbetet zhvillimi dhe dhënia fund e qeverisjeve korruptive. Natyrisht, që gjendja ekonomike të ndryshojë si dhe që të kemi shtet demokratik, drejtësi, zhvillim, arsimim cilësor dhe punësim, besoj që me vullnetin tuaj të rreshtohemi në krah të alternatives programore dhe qeverisëse të drejtuar nga z. Vjosa Osmani, që jo vetëm simbolizon shpresë tek të rinjtë, por edhe do të drejtoj një qeveri që punon për qytetarin drejt një Kosove të integruar në familjen evropiane.

Përgjegjësia tash është tek ju votuesit, tek të gjitha brezat e shoqërisë sonë – prej nga të rinjtë që duan të formohen dhe kontribuojnë për shtetin e tyre – tek gjeneratat që sakrifikuan me mund, djersë e gjak që Kosova të jetë shtet i pavarur sot. Përgjegjësia është te ju që të votoni qeverisjen që të gjithë meritojmë.

Prandaj këto ditë, këtë javë deri me gjashtë Tetor dhe në proces të lirë zgjedhor, kemi shansin që të bëjmë kthesën e madhe për një fitore të LDK-së, si dhe të betejës demokratike për çlirim nga uzurpatoret e Lirisë, te demokracisë, të pasurisë si dhe të ardhmërisë së vendit tonë.

Kështu, çdo qytetar që do barazi e shtet ligjor, që do mundësi për punësim e zhvillim të biznesit, që do mundësi për investim e ta ndërtoj ardhmërinë në Kosovë, e ka vetëm një alternativë: Me VJOSËN BESËLIDHJE PËR NDRYSHIM, PËR SHTET, PËR PROSPERITET DHE DEMOKRACI.
Vjosa R. Osmani
Fatmir Rexhepi nr.20
Lidhja Demokratike e Kosovës nr.134
#LDK #LDK134 #FatmirRexhepi #FatmirRexhepi20 #nr20

Mund të ju interesoj: