UBT

Mesazhi i Erlehta Osmanit për të rinjtë kosovarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të dashur miq e mikesha, si kandidatja më e re në listë, do të përpiqem që më së shumti t’i adresojë kërkesat e rinisë. Të rinjtë kosovarë na bëjnë gjithmonë krenarë me sukseset e tyre në Kosovë dhe tërë botën.

Vizioni im për rininë mbështetet në disa shtylla:
– Arsimim më të mirë -duke përkrahur fuqishëm ligjet që ngrisin nivelin e arsimimit në vend, duke përkrahur arsimin profesional që të rinjtë të kenë një mundësi të dytë për një jetë më të mirë.
– Vende të reja pune -duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët.
– Përkrahje e kulturës dhe sportit
– Përkrahje për rritjen e numrit të të rinjve pjesëmarrës në politikë.
Këto janë vetëm disa nga pikat që unë do ti adresoj nëse do ta kem besimin tuaj për t’iu përfaqësuar.
Ju lutem t’i adresoni kërkesat dhe nevojat tuaja sepse e kam thënë edhe më herët, programin tim politik dua ta ndërtoj bashkë me ju.
Ju do të jeni arkitektët e programit tim politik dhe udhërrëfyesit e rrugëtimit tim.
Me dashuri,
Era.

Mund të ju interesoj: