Fundamenti

Mesazh urimi nga kreu i Vitisë: Shënimi i kësaj dite historike për Kosovën na bënë krenar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Shënimi i kësaj dite historike për Kosovën nuk na bënë veç krenar, por njëkohësisht na rikujton sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot e 17 vite thuhet në urimin e Sokol Halitit me rastin e 17 shkurtit.

Postimi i plotë:

Në prag të shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,
Si kryetar i kësaj komune, kam kënaqësinë dhe nderin që, në emër të institucionit tonë dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Hidromorava

Shënimi i kësaj dite historike për Kosovën nuk na bënë veç krenar, por njëkohësisht na rikujton sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot e 17 vite.

Në këtë ditë ne me respekt të thellë përulemi para veprës së heronjve të kombit, dëshmorëve dhe intelektualëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Gjithashtu, në këtë ditë ne nuk harrojmë t’i falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët qëndruan dhe vazhdojnë të jenë përkrah popullit të Kosovës.

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.