Mobi Casa

Mërgimtarët në krizë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në muajin prill të këtij viti janë regjistruar 123 milionë euro transfere nga mërgimtarët ose nga të huajt në Maqedoni.Edhe pse shuma është gati 20 milionë më shumë se transferet në tremujorin e parë, shqetëson fakti se është për 30 milionë më e ulët krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Trendi i rënies në qerekun e parë të këtij viti mund të arsyetohet me prolongimin e krizës në eurozonë, prej ku Maqedonia merr pjesën e konsiderueshme të remitencave. Por, përkundër kësaj, stagnimi i ekonomisë së vendit mund të jetë bazë për mërgimtarët të dërgojnë më shumë remitenca.

Ekspertët ekonomikë vërejnë se trendi i hyrjeve më të ulëta të parave të mërgimtarëve pasqyrohet në shifrat e transfereve private, ndërsa situatën në raportin e fundit mbi indikatorët makroekonomikë e vërteton edhe Banka Popullore e Maqedonisë, transmeton gazeta KOHA e Shkupit.

Nga Banka Popullore në Maqedoni nuk publikojnë të dhëna se çka saktësisht hyn në trensfere, por sipas analizave të bëra, në pjesën më të madhe bëhet fjalë për të holla që mërgimtarët tanë i dërgojnë nga jashtë ose i harxhojnë kur vijnë në shtëpi.

Një pjesë e shumës janë edhe devizat e kursyera, ose të hollat që të huajt i këmbejnë dhe i harxhojnë këtu.

Për tërë vitin e kaluar në emër të transfereve private në Maqedoni janë regjistruar 1.62 miliardë euro.

Transferet konsiderohen si burim për mbulimin e deficitit tregtar të vendit.

ARKATANA

Njohësit e rrethanave ekonomike thonë se ndryshimi i konsiderueshëm i shumës së trensfereve private mund të ndikojë në ekonominë e vendit.

Trendi i cili ka filluar këtë vit, sipas tyre, për momentin nuk është shqetësues, posaçërisht pasi janë të dhënat më pozitive për deficitin tregtar nga fillimi i vitit deri tani.

Një hulumtim i “American College” i realizuar muaj më parë dhe që u botua nga gazeta KOHA, tregon se kohët e fundit çdo e pesta familje në Maqedoni pranon mesatarisht nga 2.070 euro nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit.

Sipas analizës, këto të holla ndihmojnë që të ulet varfëria, por pak përdoren për vetëpunësim, gjegjësisht për krijimin e vendeve të reja të punës.

Me transferet mbulohet një pjesë e deficitit tregtar në vend, kështu që rënia e papritur eventuale e rrjedhjeve mund të ndikojë shumë negativisht në ekonominë e përgjithshme.

Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë për muajin prill tregojnë ngushtim më të konsiderueshëm të deficitit tregtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.