Uji Dea

Vetura me targa shqiptare u përplas një pikë karburanti në Kroaci, 1 i vdekur e 3 të plagosur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kroaci, ku një makinë me targa shqiptare ëhstë përplasur me një pikë karburanti.Mediat kroate raportojnë se në orën 17:45 në autostradën A1 pranë Mosor-it një “BMW” është përplasur me një gjenerator në një pikë karburanti, dhe për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu është shkrumbuar nga flakët edhe një Citroen me targa shqiptare.

Mobi Casa

Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviç konfirmoi të martën se një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri në një pikë karburanti në autostradën A1, në stacionin e pushimit Mosor Jug afër Omishit, duke shtuar se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndësra tre të plagosurit kanë pësuar djegie të shumta në trup për shkak të shpërthimit të makinës.Siç dallohet nga pamjet e vendngjarjes, zjarri ka shkaktuar djegien e pikës së karburantit dhe disa makinave të tjera që ndodheshin aty pranë./Ora News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.