GRANDEMALL

Mërgimtarët: Kemi pritur shumë më shumë nga qeverisja e LVV dhe Alban Hyseni, jemi të dëshpëruar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Mërgimtarët gjilanas që këto ditë po i kalojnë pushimet e tyre në vendlindje janë shprehur të zhgënjyer me qeverisjen e LVV në Gjilan. Ata thonë se Gjilani ka mbetur shumë më mbrapa se Ferizaji dhe komunat e tjera dhe krejt kjo falë menaxhimit të dobët të qeverisjes. Por ka edhe të atillë që mendojnë se LVV ende mund të bëjë mrekullira.

Rruga e Bujanocit e papërfunduar dhe në gjendje të mjerueshme, e me shumë defekte, rruga e Prishtinës e mbetur në gjysmë, rruga e Kllokotit me shumë gropa dhe e dëmtuar, parku i qytetit i mirëmbajtur keq, rrugët të papastra, mungesa e investimeve në projekte kapitale, janë vetëm disa nga pikat që mërgimtarët i kanë vërejtur si dobësi e qeverisjes së Alban Hysenit.

Bajrami mërgimtar nga Zvicra mendon se Gjilani ka pësuar dhe po pëson nga pazotësia e kuadrove të LVV.

“Unë e kam votuar Albin Kurtin se Alban Hyenit kurrë votë nuk i kisha dhënë, ama edhe Albini e ka shkelur keq Gjilanin, vetëm shikojeni urën e Badovcit dhe hyrje daljet e qytetit qysh kanë mbetur shkret” shprehet ai.

Uji Dea

Edhe, Kadrija që jeton në Amerikë thotë se ka pritur shumë më shumë nga qeverisja e LVV dhe Alban Hyseni.

“Jam shumë i zhgënjyer me këtë qeverisje dhe me këta njerëz. Qysh asnjë punë të hajrit nuk e kanë krye deri në fund. Rruga e Bujanocit ishte krejt goma e gropa. Nuk pash ndonjë përparim as brenda qytetit. Vërtet mjerim për këtë qeverisje e cila vetëm po e thellon Gjilanin në krizë ekonomike dhe politike” tha ky mërgimtar.

Nuredini mërgimtar nga Suedia mendon se LVV dhe Albin Kurti ende kanë kohë për ta quar përpara Kosovën.

“Unë ende i besoj Albinit sepse rruga e tij është e drejtë. Ai nuk është i korruptuar dhe nuk blihet lehtë nga Serbia sikurse liderët e tjerë. Ky Alban Hyseni fakt që nuk kishte punuar asgjë në Gjilan, po shpresa ende ekziston” thotë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.