Komuna e Gjilanit nën llupën e hetuesve, Prokuroria Speciale në kërkim të tenderëve të dyshimtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj komunë së Gjilanit në sektor të caktuar dhe aty ku është përflitur shumë rreth mundësisë së keqpërdorimeve në tender të ndryshëm. Kushtrim Kadriu ka konfirmuar për rajonipress se hetuesit nga Prokuroria Speciale kanë kërkuar materiale për tregun e gjelbër.

Akuzat e opozitës në Gjilan për dallavere me tender dhe blerje të dyshimta pa përmbushur kriteret e parapara ofertuese, kanë ndikuar që Prokuroria Speciale të nisë hetimet për disa drejtori të komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Kushtrim Kadriu kryesues i Kuvendit Komunal e ka konfirmuar për rajonipress se hetuesit tashmë kanë zbarkuar në Gjilan.
“Po mund të ju konfirmojë se zyrtar nga Prokuroria Speciale kanë marrë materiale të ndryshme dhe më duket se ka të bëjë me tregun e gjelbër. Për detaje tjera nuk mund të di sepse është listë e gjatë e materialeve, që ata kanë marrë në dispozicion” tha Kadriu.

Ndryshe opozita në Gjilan edhe pse me tone të dobëta, kohë pas kohe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë dallaveret e hapura të Alban Hysenit dhe të zyrtarëve tjerë komunal, që dyshohet se janë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive./rajonipress/