UBT

Mërgim Berisha ka tërhequr interesimin e Werder Bremen, por klubi ka disa dyshime

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Werder Bremen ka shprehur interesim për ta transferuar Mërgim Berishën nga Hoffenheimi.

Weder Bremen kaloi në një formë fantastike gjatë vitit 2024 duke qenë çerekfinaliste e Kupës së Gjermanisë teksa momentalisht mban pozitën e shtatë në Bundesliga.

Tashmë është bërë e sigurt që Berisha do të largohet nga Hoffenheimi dhe këtë mund ta bëjë qysh në afatin kalimtar dimëror nëse krijohen kushtet.

Megjithatë, drejtuesit e Werder Bremenit kanë ende disa dyshime sa i përket transferimit të Berishës dhe ende nuk kanë vendosur përfundimisht.

Eco Higjiena

Sipas informacioneve të mediumit gjerman DeichStube, sezoni i deritanishëm i Berishës po konsiderohet i zbehtë nga drejtuesit e klubit, teksa kanë dyshime edhe për disiplinën e tij.

Kjo për faktin se ai në vjeshtë ishte pezulluar pikërisht për këtë arsye teksa edhe vlera e tij në treg (7 milionë euro) do të kishte një ndikim të madh në financat e Werder Bremen.

26-vjeçari është paraqitur në 11 ndeshje këtë sezon për Hoffenheimin ku ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe të bëjë një asistim./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.