Mobi Casa

“Mendje Djallëzore”, nga Teatri “Istref Begolli”, vjen në Gjilan‏

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Teatri “Istref Begolli”, nga Komuna e Pejës, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, ka shfaqur mbrëmë dramën “Mendje Djallëzore”, me tekst të Blerim Haxhiajt dhe me regji të Elmaze Nura, ku të pranishmit e shumtë kishin rastin të shohin edhe nga afër një shfaqje, e cila prezantonte aktualitetin në vend, problemet me drejtësinë, problemet shoqërore por edhe ndikimet e jashtme në maskimin e të vërtetës.

Regjisorja Elmaze Nura, në fjalën e saj ndër të tjerash ka thënë se kjo shfaqje qëllim ka të sjell aktualitetin e përgjithshëm në skenën e një shfaqjeje, duke spikatur kryesisht, jetën e dy të burgosurve, nga të cilit pafajësia detyrohet të vuaj dënimin për krimin e pakryer asnjëherë, kundrejt kriminelit i cili paraqitet figurë me ndikim edhe nga burgu.

FITORJA

Të pranishmit, kanë dhënë vlerësime pozitive për shfaqjen e cila sipas shumë kritikëve të cilët kanë dhënë vlerësimet për shfaqjen, kanë thënë se “ky është realiteti i deritanishëm, ku kriminelët shpeshherë përmes ndikimit dhe lidhjeve të fuqishme që ka, shfrytëzon çdo gjë, për të shpëtuar nga vepra penale, duke mëveshur të tjerëve fajësinë në mënyrë që vet krimineli të lirohet”, thanë ata ndër të tjerash.

Ndërsa, gjatë natës së sontme publiku i Gjilanit kanë mundësinë që nga afër të ndjekin shfaqjen “Lutfa në kohën e Dashurisë”, nga Teatri “Multimedia” Prishtinë, me tekst të Jeton Nezirajt dhe me regji të Blerta Nezirajt”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.