GRANDEMALL

“Me shpirt jemi duke i dhënë zor e me punu” – Punëtorët e “Trepçës” ankohen për kushte e pagë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjiganti i dikurshëm metalurgjik “Trepça” është duke u përballur tash e sa kohë me probleme financiare. E gjithë kjo vlerësohet se po ndodhë si shkak i mungesës së një plani strategjik për ndërmarrjen.

“Faji jonë nuk është ne me shpirt e me zemër jemi duke i dhënë zor e me punu”.

Këto janë fjalët e Skënder Maliqit, i cili prej 21 vitesh është punëtor në Flotacionin në Kishinicë.

Në këto mbi mbi dy dekada punë, Maliqi thotë se është përballur me shumë vështirësi, që nisin nga kushtet e rënda të punes e deri tek mos ekzekutimi i pagave me kohë.

E se problemi nuk është tek punëtorët, por tek ndërmarrja e thotë edhe floteri Jasnin Vertopi.

“Na jemi të mllefosur me menaxhimet të Trepçës në Mitrovicë, na trajtojnë si me kanë apendiks, menzi nuk presin me na heq, nuk na qesin rrogën neve krejt tjerët marrin ne jo, e ne jemi prodhimi, kjo është absurde. Përderisa ne furnizohemi me xehe që vjen prej minatorëve pse ne jemi fajtorë, nëse ata na sjellin neve kualitet të dobët xehen çka kemi me flotu na”, tregon Vertopi.

ARKATANA

Se në “Trepçë” punohet me humbje, e thotë edhe ish-drejtori menaxhues i gjigantit të dikurshëm metalurgjik, Ferat Shala.

“Tashmë disa vite rresht ndërmarrja ka probleme financiare, organizative, menaxhuese ka mungesë edhe profesionale të udhëheqjes, por edhe mungesë të strategjisë qeveritare që udhëheq me këtë njësi. Si rezultat i përgjithshëm tani kemi Trepçën para një sfide të madhe ekonomike sepse çfarë është e vërteta atje nuk ka prodhim. E kur nuk ka prodhim dhe nuk ka organizim e nuk ka planë të punës nuk kemi çka presim tjetër”, potencoi ai.

Shala thotë se qeveria duket se ka “hequr dorë” nga kjo ndërmarrje, për të cilën ai thekson se duhet të krijohet një plan strategjik.

“Shteti nuk duhet më bë politik me Trepçën, duhet me krijuar planë dhe strategji e që ka hapësirë edhe mundësi ligjore, ka hapësirë dhe mundësi ekonomike ka treg të mjaftueshëm për metale tash në këtë fazë. Po duhet investime dhe rivitalizim i gjithëmbarshëm i njësisë me një politikë të qartë institucionale dhe menaxhuese”, tha Shala.

Të martën Flotacioni në Kishnicë ka mbajtur grevë, si shenjë revolte për mos ekzekutimin e pagave të muajit mars.

Pagat u dolën punëtorëve tek pas nisjes së protestës./Tëvë1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.