17shkurt

Leka takon përfaqësues të “Swisskontakt”, flasin për bashkëpunimin tutje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të organizatës zviceriane “Swisskontakt” me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona.

Leka duke falënderuar organizatën “Swisskontakt” theksoi së deri më tani ka pasur bashkëpunim tejet të mirë në disa projekte.

Mobi Casa

“Sapo u mbyll një cikël i frytshëm bashkëpunimi me organizatën zvicerane Swisskontakt, dhe gjatë takimit të fundit, u dakorduam për një marrëveshje të re!
Biseduam për ecurinë e projektit aktual, si dhe për një hap të ri përpara: zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona. Kjo mundësi e re do të krijojë mundësi për rritje, zhvillim dhe angazhim të akterëve të tjerë në industrinë e turizmit.
Me shumë kënaqësi, presim të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe të sjellim projekte inovative në treg. Falënderojmë ekipin e Swisskontakt për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm”, është shprehur ajo./rajonipress/