ARKATANA

Me ndezjen e flakadanit u hap Manifestimi Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Të hënën në Viti është hapur edicioni i 24-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2025”.

Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e zv. kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, vëllau i dëshmorit Nijazi Azemi “Komandant Mjekrra” – Avni Azemi, kryesiesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi dhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së Idriz Quni.

Në fjalën e rastit, zy.kryetari i komunës Hasan Aliu, foli edhe për rëndësinë e manifestimit tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, që vlerësohet të jetë një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

“Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi komandant Mjekrra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

Prandaj, jemi sot së bashku, që të bëjmë hapjen solemne të këtij manifestimi gjithëkombëtar, që edhe këtë vit, sikur edhe viteve tjera, do të përmbajë një varg aktivitetesh kulturore e sportive, me një gamë të gjerë ngjarjesh, sportive në basketboll, shah, futboll e gjimnastikë.

Mobi Casa

Ndërkohë që në fushën e kulturës e letërsisë, do të ketë gara rajonale të recituesve, orën e madhe letrare si dhe Festivalin gjithëkombëtar të Ansambleve dhe shoqërive nga gjitha trojet shqiptare”, u shpreh Aliu.

Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, foli për aktivitetet që do të zhvillohen për gjatë tri ditëve të ardhshme në kuadër të manifestimit “Flakadani i Karadakut 2025” i cili mes tjerash tha se për këto ditë, komuna e Vitisë do të jetë qendër kulturore e sportive e trojeve shqiptare. “Edhe sivjet, do të kemi një varg aktivitetesh kulturore e sportive, si në basketboll, shah, futboll e gjimnastikë. Ndërsa në fushën e kulturës e letërsisë, do të kemi gara rajonale të recituesve, orën e madhe letrare si dhe Festivalin gjithëkombëtar të Ansambleve dhe shoqërive nga gjitha trojet shqiptare”, tha drejtori Sahiti, duke uruar pjesëmarrësit e manifestimit të sivjetmë.

Gjithashtu, ai ka shprehur falënderim për të gjithë kontribut dhënësit që për vite me radhë, mbajtën gjallë aktivitetet e manifestimit.

Në emër të OVL të UÇK-së në Viti, të pranishmit i përshëndeti Selver Haxhiu.

Po sot, ka filluar nata e parë e Festivalit mbarëkombëtar i Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore Artistike nga vise të ndryshme anembanë ku jetojnë shqiptarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.