Fundamenti

Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit nis shënimin e festës së 28 Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me aktivitete të shumta, Komuna e Gjilanit ka nisur shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Fillimisht, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të vazhduar me homazhe tek shtatoret e bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

UBT

“Sot, në ditën e madhe të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, dëshmorët dhe heronjtë janë në themelet e saj. Gjithmonë gjaku i tyre ka ujitur dhe emrat e tyre kanë frymëzuar gjenerata të tëra që sot shqiptarët kudo që janë të festojnë lirinë e Ditën e Flamurit”, ka thënë kryetari Haziri.

“Jo të gjithë jemi të mjaftueshëm sepse vëllezërit tanë në Kosovën Lindore edhe më tutje të drejtat elementare të festës për flamur dhe të drejtave të tyre politike po i vuajnë, por gëzimi dhe madhështia e kësaj feste duhet të shkojë në çdo familje dhe çdo pjesë shqiptare në mënyrë që të mos e harrojmë të kaluarën duke e ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shtuar kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.