UBT

Mbushën rrugën me billboard Veseli-Trump

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Partia Demokratikë e Kosovës tashmë ka filluar t’i ndryshojë billboardët nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës. Ata janë duke i zëvendësuar me fotografi, ku lideri i PDK-së, Kadri Veseli shihet bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Tash e disa ditë PDK-ja ka filluar një fushatë, ku është duke promovuar lidhjet e ngushta ndërmjet Veselit dhe Trumpit.

Duket PDK-ja dëshiron të bëjë kontrastin me rivalët e tij për pozitën kryeministër, të cilët të gjithë kanë pasur pozicione kundërshtuese ndaj SHBA-ve. Po ashtu, Kadri Veseli dje në Lipjan kishte ndërlidhur luftën e tij kundër korrupsionit me luftën globale të Trumpit kundër korrupsionit.

Në muajt e fundit administrata Trump ka filluar një iniciativë për luftimin e korrupsionit në botë, gjë e cila është reflektuar edhe në Kosovë, ku ambasadori Kossnet në baza ditore shkruan kundër korrupsionit. Veseli është kandidati i vetëm për kryeministër që ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donalt Trump.

Mund të ju interesoj: