Fundamenti

Mbrëmja e dhembjeve (Beqir Musliut)

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Hyni në Amfiteatrin e Prishtinës me ëndrra mbi shpinë,
Dielli ka perënduar kaherë prapa kodre, kodra shembur,
Terri është futur në shiringë, përzier me gjakun e zi,
Trupi copëra në thasë të errët fundosur në panteon të lig.

Mbase Anatema e Parë është fshehur nën dritën e zezë,
Trëndafilat e zinj harruan të çelin, mbirë zemre të viktimës,
Të tëra lulet brufulluan trupave të shtrirë dhe bari i mbuloi,
Pranvera u mbyll, pas pakosh të zeza, në depot e errësirës.
Testamenti, Magjia, Anatemat… u futën në garë arti,
Por kush do të shkruajë me brushë në fletën e shelgut?
Kush do të lexojë mbi ngjyrë në pëlhurën e shqyer?
Hyni në Amfiteatrin e Prishtinës me ëndrra mbi shpinë!
Nëse asgjë… s’të nxjerr nga trupi i çarë plumbash të rinj,
Pena e përjetshme me flokë flakësh, jargavanësh tmerri,
Lules violetë, gjuha e urisë së qiellit Amfiteatrit po vdes!
Edhe po s’më prite e s’erdha, – ah, ç’kostum elegant varri!

UBT

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.