FITORJA

Mbahet takim konsultativ me gjuetarët e Kamenicës, diskutohen çmimet për anëtarësi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Shpend Morina, Kryesuesin e Kuvendit, Liridon Kastrati, dhe u.d Drejtorin e NPL ‘Dardana’, Armend Bunjaku, kanë pritur në takim gjuetarët e Kamenicës.

Në këtë takim i pari i komunës ka falënderuar të gjithë gjuetarët për prezencën e tyre duke thënë se komuna është e gatshme që t’iu ndihmoj dhe t’i financoj sikurse OJQ-të e tjera.

“Ne kemi nevojë që grupet e tilla të interesit të organizohen në formë formale. Ashtu siç kemi organizatë të atletikes, skijimit, hikingut, volejbollit dhe të tjera duam që të kemi edhe një grup formal të gjuetisë apo OJQ. Kur e them këtë është se do ta kemi më të lehtë të bashkëpunojmë dhe të ndajmë fonde edhe për juve siç ndajmë çdo vit për OJQ-të e tjera. Andaj për këtë ju them ta merrni një iniciativë të formoni një OJQ, ndërsa për regjistrim dhe të tjerat çështje ligjore ju ndihmon drejtoria. Kjo është mënyra më e mirë që ju mund të përfitoni andaj ju mirëpresim”, ka thënë Rahimaj.

Rahimaj në këtë takim konsultativ ka thënë se Komuna e Kamenicës ka pasur një kontratë për menaxhimin e vend – gjahishtes, por që ka skaduar.

“Në gusht kemi marr një vendim nga Gjykata Komerciale që procesi nuk ka qenë i ligjshëm, edhe ashtu ka skaduar. Andaj për këtë e kemi formuar ndërmarrjen dhe duam të bëjmë marrëveshje me NPL ‘Dardana’. Ajo që është e rëndësishme është që plani i ndërmarrjes të inplementohet. Poashtu është e rëndësishme edhe caktimin e tarifave. Ne kemi të gjitha mjetet për inspektim të rregullt, për të mbrojtur ambientin, por edhe të gjithë kolegët e tuaj me anëtarësim dhe pagesa të rregullta t’i respektojmë”, ka thënë Rahimaj.

Eco Higjiena

Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, theksoi se ky takim konsultativ është i rëndësishëm sepse do të diskutohet për kontratën në gjueti dhe çmimet për të cilat ka kërkuar nga gjuetarët t’i propozojnë.

Edhe Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, theksoi se bashkëpunimi me gjuetarët është i nevojshëm, pasi që sipas tij duhet dhënë propozime që procedurat të lehtësohen lidhur me dokumentet që duhen marrë.

Nga gjuetarët është propozuar që çmimi për anëtarësi të mos jetë më i lartë sesa në rajon, madje sipas mundësive të jetë diku prej 30, 40, apo 50 Euro.

Poashtu kishe edhe propozime që pensionerët të lirohen nga pagesa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.