Fundamenti

Mbahen dëgjimet buxhetore në Shipashnicë të Poshtme dhe të Epërme

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur dje në Shipashnicë të Epërme dhe Shipashnicë të Poshtme.

Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, drejtorët Uran Berisha, Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Mobi Casa

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishmëve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës./rajonipress/