Thaçi: Komuna duhet të hartoj një plan të mirë detal, për të rregulluar shumicën e rrugëve bujqësore
Kamenicë – Janë disa rrugë dheu kryesore për punët bujqësore nëpër Koretin që Komuna e Kamenicës dhe kryetari Kadri Rahimaj duhet me i shtruar me zhavorre, për t’i bërë sa më funksionale për punët e përditshme dhe sezonale bujqësore ka shkruar Arsim Thaçi.
Disa prej tyre po i përmendim si : Rruga për te Kodra e Madhe, Rruga e Tabakut, Rruga e Arave Bujqësore në Lagjen e Epërme, Rruga te Kodra e Çelikut, Rruga për te Kodra e Shkemzës.
Komuna e ka lopatën e vet ngarkuese (bagerin) dhe ka kontratë me operatorë ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve rurale në sezonën verore e dimërore dhe me pak fonde për karburant e përmbushë rregullimin e tyre.
Komuna duhet të hartoj një plan të mirë detal ku brenda dy viteve munden me u rregulluar shumica e rrugëve bujqësore nëpër vendbanimet rurale të komunës sonë ka shkruar Arsim Thaçi./rajonipress/