Mobi Casa

Maskat paraqiten midis Gjilanit, tentojnë të grabisin një këmbimore, plagoset një person

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të premten rreth orës 11:13 kemi pranuar informatën se në rrugën “Reshat Ymeri” në një kembimore ka ndodhur një gjuajtje me armë. Patrullat policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se nga armët e zjarrit ishte plagosur viktima shqiptar shtetas i Kosovës punëtor në këmbimore. Katër persona tani për tani të pa njohur me maska, me armë automatike AK-47, kanë hyrë në paradhomë të këmbimores ku kanë hapur zjarr dhe e kanë qëlluar njërin nga punëtorët që ishte aty. Po ashtu në lokal janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga gjuajtjet me armë ku vëreheshin disa xhama të thyer.

Para lokalit ishte një veturë Golf 2 me tabela 01 me xhamin e thyer, besohet të jetë e personave të dyshimtë që e kanë lënë automjetin aty dhe kanë ikur në këmbë nëpër një rrugicë përball lokalit në drejtim të pa njohur.

Hidromorava

Të dyshuarit nuk arrijnë të grabisin asgjë. Viktimës fillimisht i është ofruar ndihma e parë në Qendrën Spitalore në Gjilan dhe menjëherë është përcjellë për në QKUK-Prishtinë, gjendja shëndetësore e viktimës sipas raportit të mjekut fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante dhe janë duke u marr me procedimin e vendit të ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve të involvuar në veprën penale “Grabitje” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.