Fundamenti

Ibishi: Po të jetë i përgjegjshëm Alban Hyseni qysh nesër duhet me dhënë dorëheqje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ibish Ibishi nga AAK thotë se kemi stagnuar në shumë drejtime dhe na duhen vite për ta rikuperuar këtë dëm të madh që i është bërë Gjilanit. Po të jetë i përgjegjshëm Alban Hyseni qysh nesër duhet të jep dorëheqje.

Ibish Ibishi nga kryesia e degës së AAK-së në Gjilan mendon se Alban Hyseni është vonuar deri tani me aktin e tij rreth dorëheqjes.
“Na duhen vite për ta rikuperuar këtë dëm të madh që i ka sjell Gjilanit, me paaftësi e mos realizim të projekteve. Po të jetë i përgjegjshëm Alban Hyseni, qysh nesër duhet të ofrojë dorëheqje dhe mos të vazhdoj tutje me shkaktue kaos politik dhe ekonomik në Gjilan” tha Ibishi për rajonipress.

Mobi Casa

Ibishi tregohet edhe më konkretë në rastin e Alban Hysenit. “Me pas mundësi dhe me na lejue procedurat, qysh nesër, kishim nisur me procedurat e shkarkimit sepse çka është mjaft, mjaftë është, Gjilani duhet të marrë frymë dhe të zhvillohet nga njerëz profesionist e të ndershëm” tha Ibishi./rajonipress/