UBT

Masë edukative prej 1 (një) viti ndaj të miturës A.S.

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka nxjerrë aktvendim ndaj të miturës A.S., duke i shqiptuar masë edukative: mbikëqyrja e shtuar nga ane organit të kujdestarisë. Kjo masë do t’iu shqiptohet të miturës në kohëzgjatje prej 1 (një) viti me detyrime të veçanta sigurimin e largimit të miturës nga çfarëdo ndikimi negativ, ofrimin e zgjedhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e të miturës.

E mitura A.S. shqiptare nga Komuna e Vitisë, me datë 28 Mars 2015, me të shoqen Q. Z. (tani e ndjerë), në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, janë kapur në flagrancë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në mënyrë që nga Aeroporti i Shkupit me aeroplan të udhëtojnë për në Republikën e Turqisë dhe pastaj të vazhdojnë rrugën për në Siri, me qëllim që t`i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS.

HW

Me këtë ajo ka kryer veprat penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2, lidhur me veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.