Një e dyshuar në Gjilan duke ikur nga policia godet veturën zyrtare dhe shkakton dëme materiale

Gjilan – Në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” në Gjilan raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave, por e njëjta duke ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-së, ku janë shkaktuar dëme materiale.
E dyshuara është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet. E dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar”.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/