Tri aktakuza të ngritura për dhunë në familje dhe mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut publik

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”./rajonipress/