ARKATANA

Marineli: NATO s’largohet nga Kosova, Ushtria çështje politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesar Marineli, ka thënë se trupat e NATO-së nuk do të tërhiqen nga Kosova, as nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve.

Ai gjithashtu ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ka potencuar se një gjë e tillë është një ‘çështje shumë e vështirë politike’, raporton Gazeta Express.

“Kur vjen fjala për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ne i pranojmë ata në mandatin aktual. Nëse ka ndryshime, ato duhet të diskutohen në nivelin e Këshillin e Atlantikut të Veriut”, ka thënë Marineli, teksa është pyetur për lëvizjet e fundit që janë bërë nga Kuvendi i Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

UBT

Marineli këto deklarata i ka bërë në një intervistë për ‘Voice of America’, derisa ka treguar edhe për diskutimet ndërmjet tij, Aleksander Vuçiqit dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se kanë biseda të vazhdueshme me Vuçiqin, dhe thekson se kanë qëndrime të ndryshme për disa tema të caktuara.

Marineli gjithashtu ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve dhe gjithashtu edhe përpjekjet për reduktim të tensioneve dhe zgjidhje të keqkuptimeve./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.