ARKATANA

Haradinaj: I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë.

Uji Dea

‘’Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel’’, është shprehur Haradinaj.

I pari i AAK-së, thotë se është i turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit./Indeksonline/