Fundamenti

Majlinda Sulejmani në përkrahje të Leotrim Kurteshit: E tronditur nga mungesa e veprimit nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, dhe menaxhmenti i QKMF-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe të gjithë të interesuarit. Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për Leotrim S. Kurteshi dhe jam e tronditur nga mungesa e veprimit nga Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, dhe menaxhmenti i QKMF-së. Është e papranueshme që një mjek me përkushtim dhe profesionalizëm të tillë të largohet për shkak të neglizhencës dhe mosrespektimit të ligjit nga disa individë të papërgjegjshëm në institucionin shëndetësor ka shkruar Majlinda Sulejmani, politikane dhe profesioniste e mjekësisë në Zvicër.

Reagimi i plotë:
Si një profesioniste në fushën e shëndetësisë dhe politikane, e konsideroj këtë situatë një skandal të madh. Nuk mund të pranohet që humbja e jetës së një pacienti dhe neglizhenca e personelit të kalojnë pa u hetuar dhe pa u marrë masa të duhura disiplinore. Prokuroria e Shtetit duhet të ndërhyjë menjëherë për të hetuar këto raste dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Përgjegjësitë e mjekëve dhe infermierëve janë të shenjta dhe kërkojnë përkushtim të plotë ndaj pacientëve. Ndërsa përkushtimi dhe profesionalizmi i Dr. Leotrim Kurteshit duhet të jenë një shembull për të gjithë. Ftoj Kryetarin e Komunës, Drejtoreshën e Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Drejtorin e QKMF-së që të marrin masa të menjëhershme për të mbështetur Dr. Kurteshin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore në QKMF-në “Dr. Nagip Rexhepi”.

Fundamenti

Nuk duhet të lejojmë që njerëz si Dr. Kurteshi të largohen nga vendi ynë për shkak të mungesës së mbështetjes dhe vlerësimit të duhur. Është koha që të gjithë të ngrihemi dhe të mbështesim ata që punojnë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Me respekt,
Majlinda Sulejmani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.