Fundamenti

Vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit, në rrugën “Hamdi Kurteshi”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit atë për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në qytet po vazhdojnë.

Mbulimi i shtratit të lumit rreth 1 kilometër, kap shifrën prej 2.4 milionë eurove.
Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, trotuar në dy anët, shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë.

Si shkak i punimeve një pjesë e rrugës, është bllokuar për qarkullim dhe se e cila pritet të hapet së shpejti.

ARKATANA

E për të mos pasur bllokim të plotë, ishte asfaltuar një rrugë alternative.
E për të pare ecurinë e punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi”, në orët e hershme ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Jemi afër për t’u liruar për qarkullim aksin e parë dhe më pas do të vazhdojë faza e parë për ndërtimin e kolektorit”, tha Hyseni./rajonipress/